Gjashtë të dyshuar meshkuj pas një mosmarrëveshje rreth një prone në Prishtinë, janë përleshur fizikisht në mes vete.
Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar ku është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës thotë se nuk është raportuar për të lënduar.
Njoftimi tregon se dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.