www.Zemra.Org

Adelina Berisha reagon per fotot

Adelina Berisha, e cila ishte në qendër të vëmendjes në media për disa foto ku ajo dukej pa të brendshme, ka reaguar menjëherë për postimin e këtyre fotove duke thënë që ka pasur veshur të brendshme.

Gjatë një prononcimi ka thenë se pas gjithë këtyre fotove fshihen dy motrat nga Shqipëria, këngëtaret Greta dhe Eni Koçi. Sipas Adelinës motrat Koçi ushtrojnë një xhelozi ndaj këngëtares dhe këto shkrime dhe foto kanë dalë pikërisht nga duart e tyre.

“Qe një kohë të gjatë motrat Koçi dëshirojnë të ‘kapen’ me mua. Ato janë duke publikuar shkrime dhe foto jo të këndshme për mua në një gazetë që ato e menaxhojnë në Shqipëri. Këto foto janë postuar edhe në mediat kosovare. Nuk është e vërtet që unë kam dal pa të brendshme në koncert. Kam pasur veshur një mini-fund, por kam pasur veshur të brendshme”, ka thënë Adelina.

Adelina ka pohuar se e gjithë kjo ‘rrëmujë’ ka lindur sepse Greta dhe Eni janë shumë ziliqare ndaj Adelinës sepse ajo ka më shumë famë dhe më shumë fansat se ato dyja.

“Unë që e vogël merrem me muzikë. Kam shumë më shumë fansa se ato, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Unë nuk kam dashur të reagoj deri tash sepse kam menduar që do të ndalen, por kjo e fundit nuk ishte aspak e ‘lezetshme’”.

“Unë do t’i padis në gjyq dhe jam shumë e bindur që do ta fitoj sepse të gjitha çfarë ato janë duke i thënë për mua si dhe fotot që janë postuar nuk janë të vërteta, dhe në fund unë do të dal fituese”, ka thënë Adelina.

Exit mobile version