Ajo ka pranuar se është në lidhje me menaxherin e saj, Valin.
“Jam në lidhje. Edhe pse për mua fjala lidhje është poshtëruese. Por mund të them se jam në dashni”, ka thënë Adelina, për emisionin “Prive” në Klan Kosova.
Por ajo nuk ka treguar kohën që kur është në këtë lidhje.
“Punë për mua”, ka thënë ajo. Duke folur për jetën e saj private, Adelina Ismaili ka thënë se gjithçka mes saj dhe Valit kishte nisur kur ajo kishte marrë atë si menaxher. Megjithatë ajo ka pranuar se ka thyer akullin, duke i thënë ajo e para se dëshiron diçka më shumë sesa menaxher.
” E kam thyer akullin. Zakonisht nuk e kam bërë këtë mirëpo në këtë rast kam qenë komplet tjetër njeri, sepse e kam takuar njeriun sikur Valin i cili është shumë i mbyllur në këtë aspekt”, ka thënë Adelina. Madje ajo njëherë kishte besuar se mes tyre ka telepati, porse me kalimin e kohës e ka kuptuar se gjithçka mes tyre është dashuria.
Por kjo nuk është e tëra. Adelina Ismaili ka pranuar se e sheh vetën duke krijuar familje.
”Koha është definitivisht. Po e ndjej nevojën për të krijuar familje. Jetës nuk i dihet por e ndjej që kam nevojë ta mbyll aventurën që e kam nisur duke krijuar familje”, ka thënë Adelina.
E nëse mendoni se Adelina do ta lërë stilin e saj të jetuarit, harrojeni.
“Adelina nuk ndryshon. Do të bëhem nënë por ende do të vazhdoj të dalë natën dhe të këndoj”, ka thënë ajo.
Për fund, Adelina ka zbuluar edhe një dëshirë të sajën, kur ka folur për atë se ku e sheh vetën pas 5 vitesh.
”Pas pesë vitesh e shoh vetën si pedagoge të pianos dhe me fëmijë sigurisht”, ka thënë Adelina.