www.Zemra.Org

Agim Çeku don që Beogradi mos të na njohë, por të bashkëpunojë

Agim CekuMinistri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka thënë të shtunën se asnjëherë nuk do të jetë opsion marrja e kontrollit në veri përmes dhunës dhe ka shtuar se Prishtina nuk kërkon nga Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës, por kërkon bashkëpunim.

“Nuk kërkojmë nga zyrtarët e Serbisë ta njohin Kosovën. Nuk keni nevojë të na njihni, por ejani të bashkëpunojmë”, ka thënë Çeku në panelin “Momente të reja në marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë”, që po mblate në Budvë, në kuadër të forumit ndërkombëtar për sigurinë.

Siç transmeton Tanjugu, Çeku ka thënë se me Marrëveshjen e Brukselit “Serbia i ka porositur serbët e Kosovës se po largohet nga Kosova, por është përkujdesur për mirëqenien e tyre”.

Sipas vlerësimeve të Çekut , marrëveshja e Brukselit në mes Prishtinës dhe Beogradit është historik për të dy vendet por edhe për tërë rajonin, kurse esenca e tij qëndron në faktin se të dyja palët kanë bërë hapa të mëdhenj drejt anëtarësimit në BE dhe në rrugën e largimit nga e kaluara”.

Çeku ka shprehur kënaqësinë lidhur me përkushtimin e Beogradit dhe Prishtinës për bashkëpunim, duke thnë se normalizimi i raporteve është një sinjal i mirë dhe se i gëzohet kësaj.

“Në mes Prishtinës dhe Beogradit ekzistojnë problemet politike, por i rëndësishëm është dialogu në mes përfaqësuesve të dy palëve”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me lejen që duhet t’i japë Serbia Kosovës për pjesëmarrje në konferencat rajonale, Çeku ka thënë se për këto ç yshtje Prishtina nuk e pyet Beogradin.

Çeku ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie shumë miqësore dhe shumë shpejt do të vendosin marrëdhënie diplomatike duke këmbyer ambasadorët.

Exit mobile version