www.Zemra.Org

“Agimi” shkatërron grupin kriminal

Policia e Tiranës njofton shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal, i cili merrej me mbjelljen dhe kultivimin e lëndës narkotike në komunën Zall Bastar Tiranë.

Policia e kryeqytetit bën të ditur se falë operacionit të koduar “Agimi i Mëngjesit ” u bë e mundur kapja dhe arrestimi i Beqir Sulejman Çali, banues në fshatin Bulçesh, komuna Zall Bastar Tiranë si dhe e 18-vjeçarit A.Ç banues në Qendër Kamëz.

Sipas po të njëjtave burime, 63-vjeçari Ahmet Tahir Çali, banues në fshatin Bulçesh, komuna Zall Bastar Tiranë, do ndiqet në gjendje të lire, ndërkohë 2 persona te tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije janë shpallur në kërkim si bashkëpunëtor.

Mësohet gjithashtu se në përfundim të këtij operacioni është bërë e mundur sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i 7 armëve zjarri të llojeve të ndryshme si dhe sekuestrimi i 8 parcelave të mbjella me kanabis sativa, gjithsej 435 rrënjë të dyshuara kanabis sativa.

Policia nis hetimet për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

Exit mobile version