www.Zemra.Org

Agnesa Vuthaj në fushatën kundër kancerit të gjirit

Ish misi Agnesa Vuthaj nga Kosova, nuk ngurron kurrë të marrë pjesë në iniciativa me karakter humanitar, mjafton të kujtojmë këtu që ajo dëshironte të adoptonte pak kohë më parë një fëmijë nga Haiti, pas tërmetit të tmerrshëm që preku këtë vend. “Do shkoj të jetoj 8 muaj në Londër,” është shprehur së fundmi përmes rrjeteve sociale organizatorja e “Miss Kosovës”, e cila vjet mori pjesë edhe në spektaklin “Dancing with the stars Albania”.

Na bëri shumë kuriozë arsyeja e largimit të saj, ndaj e pyetëm bukuroshen, e cila bëri me dije se thjesht është bashkuar me fushatën kundër kancerit të gjirit, por nuk do të largohet realisht nga vendi. Në kuadër të fushatës globale kundër kancerit është bërë thirrje që çdo femër të shkruajë në statusin e rrjeteve sociale se do të lërë vendin për disa muaj, me qëllim që meshkujt që kanë pranë të alarmohen dhe të shërbejnë si nxitje për këtë fushatë.

Deri tani kjo ide duket se po funksionon, pasi përherë e më shumë njerëz po ndërgjegjësohen për kancerin e gjirit (dhe jo vetëm), ndërsa kontrollet e femrave po njohin rritje në mbarë botën.

Kur me këtë kauzë bashkohen edhe personazhet VIP, atëherë është e sigurt që ndikimi është edhe më i madh!

Vetëm se një gjë mbetet pa përgjigje: cilin mashkull ka dashur të “trembë” Agnesa me “largimin” e saj drejt Londrës?!

Exit mobile version