Dy të vdekur ka qenë bilanci i një aksidenti fatal që ka ndodhur dje pasdite në aksin rrugor Mavrovë – Dibër.
Aksidenti ndodhi kur makina e tipit “Audi A6” me targa të Gostivarit për arsye ende të panjohura ka rrëshqitur nga rruga, duke rënë në humnerë.
Si pasojë e këtij aksidenti, në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur 52 vjeçari Demirali Nuredini dhe Ramadan Memedi, 51 vjeç, të dy nga fshati Debresh i Gostivarit. Ministria e Brendshme bëri të ditur se po bëhen hetimet dhe ekspertiza në vendin e ngjarjes dhe pritet të jepet raporti mbi aksidentin.