Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Aksident në Mavrovë- Dibër, 2 të vdekur

Dy të vdekur ka qenë bilanci i një aksidenti fatal që ka ndodhur dje pasdite në aksin rrugor Mavrovë – Dibër.

aksident

Aksidenti ndodhi kur makina e tipit “Audi A6” me targa të Gostivarit për arsye ende të panjohura ka rrëshqitur nga rruga, duke rënë në humnerë.

Si pasojë e këtij aksidenti, në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur 52 vjeçari Demirali Nuredini dhe Ramadan Memedi, 51 vjeç, të dy nga fshati Debresh i Gostivarit.  Ministria e Brendshme bëri të ditur se po bëhen hetimet dhe ekspertiza në vendin e ngjarjes dhe pritet të jepet raporti mbi aksidentin.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close