Këngëtarja e mirënjohur nga Shkupi, Tuna ka nxjerrë në publik videoklipin e saj më të ri. “E para dhe e fundit” titullohet kënga që është realizuar nga EMF Creative.
Publikimi i këngës vjen pas pushimeve mahnitëse në Turqi, Kroaci dhe Shqipëri të këngëtares shkupjane, e cila po përjeton një jetë singël pas divorcit nga bashkëshorti i saj.
Deri tani Tuna po vijon jetën e saj, duke u zbavitur dhe duke u ndjerë e kënaqur, dhe se kjo bëhet e ditur nga postimet e vazhdueshme të saj në rrjetet sociale të internetit.