Lajmin e bën të ditur TMZ.com, që konsiderohet si bibla e thashethemeve në Shtetet e Bashkuara.
Sipas burimit, Cage ishte i dehur dhe në një moment, në rrugë, ka filluar të diskutojë me zë të lartë me bashkëshorten e tij Alice Kim.
Një taksist, pasi e pa aktorin që shtynte të shoqen, ka lajmëruar policinë. Kur mbërritën agjentët Cage tha për t’i provokuar: “Përse nuk më arrestoni?”.