Shpërthimi i automjetit, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në oborrin e shtëpisë shkaktoi dëme të rënda materiale në të gjithë banesën, ndërsa tronditi të gjithë Postribën, transmeton TCH.
Sipas policisë, nga shpërthimi i eksplozivit nuk ka pasur dëme të tjera.
Shabaj udhëheq këtë komunë të Qarkut Shkodër që prej vitit 1992 dhe aktualisht shërben në mandatin e tij të gjashtë, si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Nuk është e qartë nëse atentati ka ndonjë lidhje me tensionin e fushatës zgjedhore, e hyrë këtë të dielë në javën e fundit përpara zgjedhjeve.
Një komunë që përfshin shtatë fshatra, Postriba është e vendosur vetëm shtate kilometra në lindje të qytetit të Shkodrës.