Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Atentat ndaj kreut të komunës Postribë

atentatNjë shpërthim i fuqishëm tronditi banesën e kryetarit të komunës Postribë, në orët e para të mëngjesit të së dielës. Nga sa mësohet prej burimeve policore, një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur në makinën e djalit të kryetarit, Faz Shabajt.

Shpërthimi i automjetit, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në oborrin e shtëpisë shkaktoi dëme të rënda materiale në të gjithë banesën, ndërsa tronditi të gjithë Postribën, transmeton TCH.

Sipas policisë, nga shpërthimi i eksplozivit nuk ka pasur dëme të tjera.

Shabaj udhëheq këtë komunë të Qarkut Shkodër që prej vitit 1992 dhe aktualisht shërben në mandatin e tij të gjashtë, si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Nuk është e qartë nëse atentati ka ndonjë lidhje me tensionin e fushatës zgjedhore, e hyrë këtë të dielë në javën e fundit përpara zgjedhjeve.

Një komunë që përfshin shtatë fshatra, Postriba është e vendosur vetëm shtate kilometra në lindje të qytetit të Shkodrës.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close