Vetë Gjermania ka zgjedhur të përfaqësohet me këngëtaren që mori vjet trofeun europian, dhe “Bild” shkruan se një ndër katër konkurrentët më të fortë për këngëtaren e tyre është Aurela Gaçe.
Përveç kësaj, përkrah tre pretendentëve të tjerë është edhe fotoja e Gaçes. E ndërsa ethet e konkursit kanë filluar, Aurela nga ana e saj i ka mbledhur forcat dhe ka realizuar versionin e fundit të këngës. Në çdo detaj, ajo është një këngë shqiptare.
E filluar që nga notat, tek veshja e saj, vendxhirimet ku shfaqet hapur dhe bukur trashëgimia kulturore, këngëtarja është personifikuar me një shqiponjë.