VIP

Aurela ndër katër konkurrentët më të fortë

Një ndër gazetat më të suksesshme gjermane “BildZeitung” teksa shkruan për konkursin më të madh europian të këngës “Eurosong”, flet edhe për pretendentët kryesore.

Vetë Gjermania ka zgjedhur të përfaqësohet me këngëtaren që mori vjet trofeun europian, dhe “Bild” shkruan se një ndër katër konkurrentët më të fortë për këngëtaren e tyre është Aurela Gaçe.

Përveç kësaj, përkrah tre pretendentëve të tjerë është edhe fotoja e Gaçes. E ndërsa ethet e konkursit kanë filluar, Aurela nga ana e saj i ka mbledhur forcat dhe ka realizuar versionin e fundit të këngës. Në çdo detaj, ajo është një këngë shqiptare.

E filluar që nga notat, tek veshja e saj, vendxhirimet ku shfaqet hapur dhe bukur trashëgimia kulturore, këngëtarja është personifikuar me një shqiponjë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button