www.Zemra.Org

Autostrada Prishtinë-Shkup nuk ndalet

tabelaMinistri i Financave (MF), Besim Beqaj ka thënë se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup dhe kompensimi i veteranëve dhe të burgosurve politik do të vazhdojnë të kryhen dhe për këtë kanë harmonizimin me Fondin Monetar Ndërkombëtarë. Edhe udhëheqësi i misionit të FMN-së Johannes Wiegand ka pohuar se ndërtimi i autostradës është prioritet i qeverisë, por Kosova duhet të ketë një nivel të caktuar të bilancit bankar para se të përfshihet në këtë projekt të rrugës së gjashtë.

Udhëheqësi i misionit të FMN-së, Johannes Wiegand, i cili ka qëndruar në Kosovë nga data 28 maj për të rishikuar marrëveshjen “stand by” mes Kosovës dhe FMN-së, ka thënë se gjatë kësaj kohe kanë trajtuar tema rreth sistemit fiskal të Kosovës dhe politikave fiskale meqenëse Kosova varet drejtpërdrejt nga taksat, siç është tatimi mbi vlerën e shtuar, në atë shkalle që Kosova të integrohet në BE dhe të rritet shkalla ekonomike e saj. “Kjo rrugë është një prioritet i Qeverisë. E dyta është që Kosova duhet të ketë një nivel të caktuar të bilancit bankar para se të përfshihet në këtë projekt të rrugës së gjashtë. Po sa të mbërrihet ky nivel mendoj se parakushtet janë aty për të vazhduar atë. Natyrisht në një mënyrë të kujdesshme në mënyrë që të mos i rëndoj kapacitetet e buxhetit. Sa i përket veteranëve të luftës ato benefite të reja që propozohen aty duhet të përcaktohet kostoja dhe kjo është bërë në mënyrë të mirë, pasi që se pari është bërë regjistrimi i njerëzve dhe pastaj bëhet caktimi i fitimeve. Mendoj se qëndrimet janë se ato duhet të jenë të qëndrueshme në kornizën buxhetore”, tha Beqaj.

Ndërsa, Ministri i Financave, Besim Beqaj ka thënë se do të vazhdoj ndërtimi i autostradës për Shkup dhe kompensimi i veteranëve të luftës dhe të burgosurve politik. “Do të vazhdoj projekti i ndërtimit të autostradës në drejtim të Shkupit me bilancin që parashihet të jetë 300 milionë euro dhe këtu kemi harmonizim të plotë me FMN-në. Njëkohësisht, të gjitha përgatitjet që janë duke u bërë për njohjen e statutit të veteranëve të luftës dhe të burgosurve politik, qeveria e Kosovës do të jetë e gatshme pasi që këto lista të qartësohen dhe të bëhet vlerësimi financiar që të jenë të reprezentuara në mënyrë shumë të argumentuar, sipas nevojës nëse themi që ka lëvizje për të burgosurit politik brenda këtij viti, por do të jenë edhe në vitin e ardhshëm mjetet që parashihen dhe prandaj ne parashohim që regjistrimi dhe evidentimi të bëhet sipas parashikimeve dhe kjo do të jetë e mundshme që të paraqitet në buxhetin që janë paraparë”, ka thënë Beqaj.

Ndërsa, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza ka thënë se do të hyjnë në një reformë në sektorin e gjyqësisë që të krijojnë departamente të veçanta pranë gjykatave kompetente që ato të merren vetëm me trajtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me sektorin bankar dhe trajtimin e çështjes kolaterale dhe kjo do të bëjë uljen e kamatave bankare.
“Sa i përket sektorit financiar është mjaftë i mirë. Kemi rritje të depozitave dhe kemi rritje edhe të kredive dhe mbi të gjitha kemi zvogëlim të normave të kamatave. Gjitha kriteret janë përmbushur edhe ne jemi në përpikëri, jemi duke marr në konsideratë edhe rekomandimet e FMN-së dhe BB-së. Janë duke u eliminuar edhe disa pengesa që bankat i kanë konsideruar si një prej arsyeve pse normat e kamatave të jenë në këtë nivel ku janë. Një prej tyre ka qenë sfiwt kodi që Kosovës ju ka caktuar një kod shtetëror”, ka thënë Hamza.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, misioni i FMN-së, ka konstatuar se Kosova i ka qëndruar mirë krizës së euros dhe kjo ka ndodhur si rezultat i lidhjes së pakt që ka Kosova me vendet e krizës por edhe për shkak të remitencave që Kosova i merr nga diaspora. Po ashtu, sipas Wiegand stabiliteti financiar në Kosovë është zhvilluar mjaftë mirë dhe sot është i zhvilluar në mënyrë të krahasueshme me vendet e tjera.

Ndërsa, ministri Beqaj ka thënë se në bisedimet me FMN-në kanë konstatuar se janë përmbushur të gjitha kriteret kuantitative që janë bërë nga ana e FMN-së, por njëkohësisht janë plotësuar edhe kriteret strukturore dhe të përformancës të cilat kanë qenë të vlerësuara për fund të majit të këtij viti të marrëveshjes stand by.

Ai ka thënë se përkundër rishikimit të suksesshëm Kosovës i kanë mbetur edhe 5 milionë euro pa tërhequr nga fondet e FMN-së por ata nuk synojnë që t’i tërheqin këto mjete duke vendosur që marrëveshjen ta trajtojnë si marrëveshje me status paraprak.

Exit mobile version