Vllasi pajtohet me vlerësimet se Lugina e Preshevës mund të bëhet sërish vatër e re dhe potenciale e krizës.
“E kur bëhet fjalë për Luginën e Preshevës, mos të llogarisin ata se mund të bëjnë me shqiptarët çfarë të duan, mos të rrezikojnë me konflikt të gjerë. Po u sulen atje ndaj shqiptarëve, janë sulur kundër të gjithë nesh! Le ta dinë këtë”, ka tërhequr vërejtjen Vllasi, transmeton “Koha”.
Ai ka përkujtuar se Serbia dëshiron të ashpërsojë marrëdhëniet me shqiptarët në Luginë të Preshevës vetëm pse ata e përdorin flamurin e vet kombëtar dhe vetëm pse e kanë lapidarin me emrat e viktimave që kanë rënë pikërisht nga pushteti serb.
“Për mendjen e shëndoshë, për të gjithë ne kjo është befasi, porse kjo ilustron se sa në Serbi kanë mbetur në të kaluarën dhe se sa nuk mund të dalin nga ajo”, ka thënë Vllasi për AA, transmeton B92.
Duke e komentuar “platformën”, Vllasi ka vlerësuar se “ ajo është edhe një pafytyrësi dhe nebulozë që kemi pasur rastin ta shohim që nga koha e Milosevicit”.