www.Zemra.Org

Balkanika shpall Adelina Ismailin artisten e javës, mposhtet Inna dhe Lepa Brena

Rikthimi me këngën “I love you more” i ka sjellë Adelina Ismailit një fat të paparë.

Pasi u lançua vetëm në Youtube, në televizionin më të madh të Ballkanit me seli në Sofje të Bullgarisë, Adelina është shpallur artiste e javës pikërisht me këngën e re “I love you more”. Me një mijë vota në epërsi, Adelina ka lënë mbrapa shumë këngëtarë të njohur nga trevat e Ballkanit, përfshirë këtu grupin maqedonas DNK, bullgaren Emanuela, serbin Nenad Ceranic, turkun Sinan Akcil, kroaten Antonija Sola, ndërsa si surprizë interesante në këtë listë të gjatë prej 11 artistësh vërehet një rënie e madhe e votave në adresë të pop yllit nga koha e ish-Jugosllavisë Fahreta Jahiç, apo e njohur me emrin e artit si Lepa Brena, e cila është një yll që mbush sallat nëpër koncerte në qendrat më të mëdha në vendet e ish-Jugosllavisë. Brenën e ka mundur Adelina me 200 vota, si dhe Elena Alexandra Apostoleanu apo super të njohurën, këngëtaren rumune Inna, me 155 vota. Ky është një sukses i madh për Adelinën, e cila ende nuk ka filluar promovimin e klipit, dhe pa promovim, pa asnjë reklamë dhe pa asnjë paralajmërim, kjo këngë është pëlqyer shumë. Adelina futet në listën e artistëve të paktë, si shqiptarja e parë nga Ballkani që ky televizion e shpall si artiste të javës, pasi javë më parë këtë vend e kanë fituar këngëtarë si Tose Proeski, Hadise, Akcent, Zeljko Jaksimoviç, Emina Jahoviç dhe Morandi.

Exit mobile version