Plani A i Barcelonës për ta blerë qendërmbrojtësin e PSG-së, Thiago Silvan, nuk funksionoi, dhe tani ata i janë kthyer Planit B, i cili është qendërmbrojtësi i Chelseat, David Luiz.
Braziliani do ta përforconte mbrojtjen e luhatshme të Barcelonës, e cila në dy vitet e fundit nuk ka qenë edhe aq stabile. Lëndimet e Carles Puyol dhe mosparaqitjet e mira të Gerard Piques, si dhe largimi i Eric Abidalit, janë sinjale të forta se Barca duhet ta përforcojë vijën e fundit të mbrojtjes.
Në anën tjetër, menaxheri ri i Chelseat, Jose Mourinho, nuk është i kënaqur shumë me aftësitë defensive të Luizit, dhe është i gatshëm ta shesë atë për ta blerë një qendërmbrojtës të ri. Një ndër shënjestrat e tij është edhe qendërmbrojtësi 18-vjeçar i Botafogos, Doria.