FutbollSport

Barcelona përgatit 29 milionë euro për David Luiz

David LuizBarcelona ka vazhduar kërkimet për një qendërmbrojtës, tani ata janë duke u përgatitur për ta bërë një ofertë prej 29 milionë eurosh për mbrojtësin e Chelseat, David Luiz.

Plani A i Barcelonës për ta blerë qendërmbrojtësin e PSG-së, Thiago Silvan, nuk funksionoi, dhe tani ata i janë kthyer Planit B, i cili është qendërmbrojtësi i Chelseat, David Luiz.

Braziliani do ta përforconte mbrojtjen e luhatshme të Barcelonës, e cila në dy vitet e fundit nuk ka qenë edhe aq stabile. Lëndimet e Carles Puyol dhe mosparaqitjet e mira të Gerard Piques, si dhe largimi i Eric Abidalit, janë sinjale të forta se Barca duhet ta përforcojë vijën e fundit të mbrojtjes.

Në anën tjetër, menaxheri ri i Chelseat, Jose Mourinho, nuk është i kënaqur shumë me aftësitë defensive të Luizit, dhe është i gatshëm ta shesë atë për ta blerë një qendërmbrojtës të ri. Një ndër shënjestrat e tij është edhe qendërmbrojtësi 18-vjeçar i Botafogos, Doria.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close