www.Zemra.Org

Calvin Klein zgjedh shqiptaren Rita Ora

Këngëtarja shqiptare që po njeh famë në SHBA, Rita Ora, së fundmi është bërë imazh i fushatës publicitare të Calvin Klein.

Në reklamën e lansuar në Britaninë e Madhe, këngëtarja e R’n’B, duket shumë spontane, femërore dhe sensuale, ndërsa shfaqet edhe me të brendshme të zeza.
Në faqe të ndryshme në internet ajo ka marrë konsiderata pozitive, ndërsa nuk kanë munguar krahasimet mes saj dhe këngëtares Cassie, e cila ka realizuar të njëjtën reklamë në Nju Jork. Zonjushat paraqiten me të brendshme, bashkë me miq të tjerë, duke treguar anekdota rreth vetes.
20-vjeçarja Rita Ora, emri i vërtetë i së cilës është Rita Sahatçiu Ora, është bërë e njohur për publikun shqiptar dhe të huaj falë bashkëpunimit me Craig David me këngën “Where’s your love”, si dhe pjesëmarrjes në videon e Jay-Z, “Forever Young”, dhe të reperit Drake, “Over”.

Exit mobile version