Çiljeta dhe Ingridi do të marrin pjesë në meçin e boksit të organizuar për mbrojtjen e titullit të kampionit evropian versioni “WBO – Europe” nga boksieri Nuri Seferi.
Për dy këngëtaret është rezervuar programi artistik për publikun në sallën e sportit në Gostivar, ndërsa edhe ato pritet të ndeshen në ring me këngën e tyre “Puci puci”, ku Çiljeta dhe Ingridi do të provojnë dorezat e boksit.
Gara e boksit do të mbahet më 24 shtator në Gostivar, ndërsa pritet edhe konfirmimi i kundërshtarit të boksierit Nuri Seferi.
Nuri Seferi vitin e kaluar në muajin Dhjetor kishte mbrojtur titullin e kampionit evropian të versionit WBO kundër Douglas Otieno me vendim unanim pas 12-raundeve. Kjo do të jetë hera e dytë që Seferi do të mbron titullin e kampionit evropian. Nuri Seferi aktualisht radhitet në pozitën 4-të në versionin WBO dhe fitorja do t`a përmisoj edhe më shumë në ranglistën botërore të ËBO-së.