VIP

Çiljeta dhe Ingridi më 24 Shtator në Gostivar

Dy këngëtaret seksipile Çiljeta Xhilaga dhe Ingrid Gjoni këtë fundjavë do të vijnë në Gostivar. Dy bukuroshet gjatë kohë nuk ishin parë bashkë, por miqësia sipas tyre ka vazhduar dhe nuk ka probleme.

Çiljeta dhe Ingridi do të marrin pjesë në meçin e boksit të organizuar për mbrojtjen e titullit të kampionit evropian versioni “WBO – Europe” nga boksieri Nuri Seferi.

Për dy këngëtaret është rezervuar programi artistik për publikun në sallën e sportit në Gostivar, ndërsa edhe ato pritet të ndeshen në ring me këngën e tyre “Puci puci”, ku Çiljeta dhe Ingridi do të provojnë dorezat e boksit.

Gara e boksit do të mbahet më 24 shtator në Gostivar, ndërsa pritet edhe konfirmimi i kundërshtarit të boksierit Nuri Seferi.

Nuri Seferi vitin e kaluar në muajin Dhjetor kishte mbrojtur titullin e kampionit evropian të versionit WBO kundër Douglas Otieno me vendim unanim pas 12-raundeve. Kjo do të jetë  hera e dytë që Seferi do të mbron titullin e kampionit evropian. Nuri Seferi aktualisht radhitet në pozitën 4-të në versionin WBO dhe fitorja do t`a përmisoj edhe më shumë në ranglistën botërore të ËBO-së.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button