www.Zemra.Org

Dafina Zeqiri dhe Dj Blunt, pas ndarjeve, nisin një histori të fshehtë dashurie

dafina-zeqiri-djbluntDafina Zeqiri, këngëtarja seksi nga Kosova e cila sapo ka prezantuar këngën e saj të re “Bloodah”, duket se ndodhet në një moment të mirë shpirtëror.

Pasi i dha fund lidhjes me Ledri Vulën, një lidhje që i dha nota artistike me një duet e klip, tashmë zbulojmë lidhjen e saj të re me Dj. Blunt, një nga artistët më të pëlqyer në Kosovë. Reperi i njohur para një muaji i dha po ashtu fund lidhjes katërvjeçare me stilisten e Stupcave, ndarje për të cilën foli në gazetën “Panorama”.

Duket se sinjalet e para të kësaj lidhjeje të re mes dy artistëve të njohur i ka dhënë “Klan Kosova”, në programin e njohur të showbizz-it “Prive”. Gazetarët e këtij programi, pasi kanë nuhatur diçka të tillë mes dy këngëtarëve, kanë dashur të xhirojnë ditëlindjen e Dafinës në shtëpinë e saj pak javë më parë.

Dafina kishte menduar të organizonte një festë private në shtëpinë e saj, ku i pranishëm ishte pikërisht Dj. Blunt, dhe për këtë arsye ajo nuk i lejoi kamerat e “Klan Kosova” të hynin në shtëpinë e saj dhe të xhironin momente nga festa. Ndërkohë që Dafina dhe Dj. Blunt, edhe pse po përpiqen ta mbajnë disi të fshehtë këtë një muaj lidhjen e tyre, ata përsëri nuk u kanë shpëtuar syve kureshtarë në Prishtinë, që në fakt i shohin si çiftin më të bukur të sapokrijuar dhe që shkojnë shumë mirë bashkë.

Nuk duket si një histori nga ato të shkurtrat, pasi dy artistët kalojnë shumë kohë bashkë, dhe madje fundjavën e kaluar janë parë të argëtohen së bashku në Ulqin, momente të cilat Dafina ua ka përcjellë fansave të saj me postimin e disa fotove në Instagram.

Ndërkaq, si Dafina ashtu dhe Dj. Blunt janë në momente të forta në muzikë. Dafina vjen në formë me klipin “Bloodah”, pasi kishte prezantuar këngën “Veç ti”, ndërsa Dj. Blunt pritet të shfaqet në një klip të veçantë në bashkëpunim me Jonida Maliqin.

Dafina Zeqiri pas ndarjes nga Ledri Vula, një ndarje që erdhi pas disa zënkave në lidhje, ishte shprehur se po i jepte kohë vetes për një reflektim, dhe ndërkohë për t’iu dedikuar më shumë muzikës.

Nga ana tjetër, Dj. Blunt, një nga djemtë më pak të përfolur për jetën private, pohoi për gazetën “Panorama” se i kishte dhënë fund historisë së tij të gjatë me stilisten kosovare, pas disa përpjekjeve për ta shpëtuar lidhjen. Ai po ashtu pohoi se tashmë që kishte statusin “single”, gjithçka për të ardhmen e tij për sa i përket jetës private, ia besonte Zotit.

Ndërkohë që i ishte dedikuar totalisht muzikës, me të cilën ka pasur shumë sukses në Shqipëri sidomos këto dy vite, duke u kthyer në dj-të më të preferuar të klubeve të natës. Me sa duket, rastësia i ka afruar Dafinën dhe Dj. Blunt për të përjetuar një histori të bukur dashurie, që le të shohim se si do të shkojë.

Exit mobile version