Kur u largua nga shtëpia e Krenarit ajo u vendos fillimisht tek disa miq të saj, por për më vonë të largohet nga aty për shkak se jeta e saj si këngëtarë është ndryshe nga të tjerët, gjë që kërkon komoditet në vete. Atë komoditet që kishte gjatë qëndrimit tek Krenar Cocaj si duket Dafina nuk e ka gjetur edhe në apartamentin e ri.
Pas ndarjes e ëma e saj vendosi të qëndrojë në Kosovë për një kohë derisa e bija t’i rregullojë punët dhe jetën e saj. Dafina Zeqiri tashmë ka një apartament të saj në një lagje të Prishtinës për të cilin paguan nga 200 euro në muaj qera. Këngëtarja vazhdon bashkëpunimin me Cekic si menaxher i saj dhe po promovon albumin ‘’Just me’’ nëpër Europë.