VIP

Dafina Zeqiri paguan 200 euro qira në apartamentin e ri

Që nga ndarja me të dashurin Krenarin, këngëtarja Dafina Zeqiri e kishte shumë të vështirë se ku do të vendoset pasi edhe pas disa viteve qëndrimi në Kosovë, ajo nuk kishte siguruar banimin personal.

Kur u largua nga shtëpia e Krenarit ajo u vendos fillimisht tek disa miq të saj, por për më vonë të largohet nga aty për shkak se jeta e saj si këngëtarë është ndryshe nga të tjerët, gjë që kërkon komoditet në vete. Atë komoditet që kishte gjatë qëndrimit tek Krenar Cocaj si duket Dafina nuk e ka gjetur edhe në apartamentin e ri.

Pas ndarjes e ëma e saj vendosi të qëndrojë në Kosovë për një kohë derisa e bija t’i rregullojë punët dhe jetën e saj. Dafina Zeqiri tashmë ka një apartament të saj në një lagje të Prishtinës për të cilin paguan nga 200 euro në muaj qera. Këngëtarja vazhdon bashkëpunimin me Cekic si menaxher i saj dhe po promovon albumin ‘’Just me’’ nëpër Europë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close