Sipas Shekulli, Albana Dalipi, nënë e dy fëmijëve është dërguar në spital nga të afërmit, por ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.
Viktima ishte qëlluar me armë zjarri ne banesën e saj dhe është gjetur, sipas dëshmive të familjarëve në gjendje kritike brenda në banesën e vet e zhytur në një pellg gjaku. Afër ka pasur edhe armën e zjarrit, pistoletë.
Mjekët thanë se viktima kur ka arritur në sallën e operacionit kishte humbur tërësisht ndjenjat dhe se thuajse nuk kishte fare shenja jete për shkak të gjakut të humbur nga hemorragjia e madhe.
Nga hetimet paraprake është dalë me përfundimin se viktima 28-vjeçare, Albana Dalipi, është vetëqëlluar me armë. Burimet nga vendngjarja bëjnë të ditur se gruaja ka lënë edhe letër duke treguar se do të kryente vetëvrasje.