www.Zemra.Org

E tmerrshme: Ndihmon të plagosurin, e zë plumbi (Video +18)

Egjipti është në luftë. Këtë e vërtetojnë fotografitë dhe videot e postuara në rrjetat sociale.

Në YouTube është edhe një video në të cilën shihet se si goditet nga plumbi një burrë që dëshiron ta dërgojë në vend më të sigurt të plagosurin tjetër.

Pas përleshjeve të përgjakshme të mërkurën, në të cilat sipas të dhënave zyrtare janë vrarë më shumë se 600 njerëz dhe janë plagosur gjoja katërmijë të tjerë, edhe dita e djeshme u shënua me dhunë.

[wp-like-locker]

 

Mbështetësit e presidentit të përmbysur Mohamed Morsi kanë vrarë dy policë në dy provinca egjiptiane, ndërsa kanë hyrë në një ndërtesë qeveritare në Kajro. Burime të sigurisë thonë se sulmuesit kanë vrarë shtatë ushtarë afër qytetit El-Arisha, në veri të Sinait.

Ministria e Brendshme e Egjiptit tha se është dhënë leja për të hapur zjarr mbi protestuesit që sulmojnë institucionet qeveritare dhe forcat e sigurisë. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të rishqyrtojnë ndihmën për Egjiptin, pasi presidenti amerikan Barack Obama ka anuluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake që duhej të mbaheshin muajin e ardhshëm.

CNN ka publikuar një raport nga Kajro, të titulluar: “Kajro u shndërrua në një zonë lufte të përgjakshme”.

“Kurrë nuk kam par aq shumë gjak. Të plagosurit vazhdimisht barteshin, disa nga ta në gjendje të rëndë, ndërsa shumica ishin qëlluar”, thotë reporteri i CNN-it, Reza Sayah. “Mendoj se po shohim fillimin e një beteje të përgjakshme mes të dy fraksioneve që duan të kontrollojnë rrugët e Egjiptit”.

Lindja e Mesme është e ndarë rreth situatës në Egjipt. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin ushtrinë, derisa Turqia, Irani dhe Katari kanë mbajtur anën e protestuesve, shkruan Jerusalem Post. Kryeministri turk, Recep Tayyp Erdogan, akuzoi Perëndimin për hipokrizi, sepse protestuesit po trajtohen në mënyrë jodemokratike.

“Nëse në këtë rast vendet perëndimore nuk pozicionohet në mënyrë të duhur, demokracia do të cenohet në tërë botën”, ka thënë Erdogani, qeveria e të cilit po merret me angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare në zgjidhjen e këtij konflikti.

Presidenti iranian, Hassan Rohani, u kërkoi autoriteteve egjiptiane të ndalojnë agresionin.

“Njerëzit egjiptianë janë të mëdhenj në dëshirën e tyre për liri. Mos ua mohoni atë. Rruga e popullit është rruga e demokracisë dhe Islamit. Tërë bota do të duhet të respektojë dëshirat e popullit egjiptian”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm i Katarit ka kërkuar nga ushtria egjiptiane “që në mënyrë paqësore të ballafaqohet me protestat dhe të ketë kujdes për jetët e protestuesve”.

Nga ana tjetër, Emiratet e Bashkuara Arabe e shohin Vëllazërinë Myslimane si një kërcënim për paqen në botën arabe, prandaj mbajnë anën e masave ushtarake.

“Është për të ardhur keq që grupet radikale politike këmbëngulin në retorikën e dhunës”, tha ministri i Jashtëm EBA-s.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti janë të gatshëm për të ndihmuar financiarisht qeverinë, për t’i dhënë fund kërcënimit të paraqitur nga ana e Vëllazërisë Myslimane.

[/wp-like-locker]

 

Exit mobile version