www.Zemra.Org

Emigranti shqiptar në Gjermani, kampion bote në kickbox (Video)

Alban Dorzi, një i ri shqiptar që përveç titujve në Gjermani është shpallur së fundmi edhe kampion bote për amatorë në versionin ISKA në sportin e Kickboxit.

Dëshirën për t’u marrë me sport, Albani e ka marrë nga i ati, i cili vite më parë ka ushtruar sportin e mundjes.

“Babai im ka qenë mundës në Shqipëri. E kam pasur që i vogël dëshirën që të merresha me boks dhe nga boksi kalova në kickbox”, thota Albani.

Pavarësisht se nuk ka asnjë mbështetje, falë vullnetit dhe punës intensive me trajnerin e tij, Mehdi Pestisha, 24-vjeçari Dorzi ka arritur të bëjë karrierë në vendin ku ai ka lindur dhe vazhdon të jetojë.

“Stërvitem dy herë në ditë, vrap dhe në mbrëmje stërvitje me trajnerin tim, Mehdi Pestisha. 4 herë jam shpallur kampion i Gjermanisë dhe kampion bote për amatorë dhe pastaj kam kaluar profesionist. Jam kampion i Gjermanisë dhe së fundmi u shpalla edhe kampion Evropë. Ëndrra ime është të shpallem kampion bote”, rrëfen i riu për Top Channel.

Ndërkohë që Gjermania krenohet me të sepse ka një kampion në Kickbox, në Shqipëri Albani njihet shumë pak. Madje edhe Federata Shqiptare e këtij sporti nuk ka denjuar ta ftojë atë të garojë nën flamurin tonë kombëtar.

“Deri më tani jo. Po më pranuan do të bëj për Shqipërinë, edhe po nuk më pranuan prapë për Shqipërinë do të bëj sepse jam shqiptar”, thotë në fund Albani.

Exit mobile version