www.Zemra.Org

Eva Mendes e lumtur me të dashurin

Aktorja Eva Mendes është paraqitur në ballinën e versionit amerikan të “Marie Claire”, ndërsa duke folur për këtë revistë ka pranuar se lidhja me aktorin Ryan Gosling është ëndërr që e ka secila femër.

Dy aktorët janë paraqitur së bashku në filmin “The Place Beyond The Pines”, ndërsa ata janë në lidhje qe gjysmë viti.

“Ai është i mrekullueshëm, me të puna është sikur të shkosh në pushim. Jam ndier aq kreative dhe e plotësuar derisa kemi punuar së bashku”, citon Daily Mail fjalët e Mendes.

Aktorja e popullarizuar gjatë intervistës ka zbuluar se kishte qenë shumë e pasigurt me trupin e saj si tinejxhere, mirëpo me kalimin e kohës ka krijuar vetëbesim.

Exit mobile version