Ditëve të fundit vendi ynë e ka shënuar edhe një njohje. Mirëpo, kësaj radhe Kosova nuk është pranuar nga ndonjë shtet i ri, por nga rrjeti më i madh social në botë, Facebook.com.
Ndërsa, njohja nga rrjeti social i cili ka më shumë se 500 milion “banorë” aktiv në të, është mjaft e vlefshme, duke marrë parasysh që numri i anëtarëve në këtë rrjet social e tejkalon popullsinë e shumë shteteve të cilat tashmë e kanë njohur Kosovën.
Për më shumë, rrjeti social i shumë-përdorur edhe tek ne, së fundmi e ka pranuar edhe telefoninë mobile IPKO si partner zyrtar për ofrimin e qasjes pa pagesë në versionin mobil – Facebook Zero.
Madje, në njoftim i tillë i cili sponsorohet nga Facebook, ka filluar të paraqitet edhe në profilet e përdoruesve kosovar dhe i njëjti është në gjuhën shqipe.
Ky njoftim na fton që të qasemi pa pagesë nga telefoni mobil në Facebook, dhe se kjo mundësi vlen vetëm nga operatori mobil IPKO. Më parë, ky njoftim është shfaqur vetëm për Vodafone Shqipëri, apo edhe operatorët tjerë jashtë Kosovës.