Teknologji

Facebook po na njeh gjithnjë e më shumë

Duket se Facebook përfundimisht ka vendosur që ta ndryshojë qasjen e vet ndaj shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës, si dhe bizneseve vendore që janë prezent në këtë rrjet social.

Ditëve të fundit vendi ynë e ka shënuar edhe një njohje. Mirëpo, kësaj radhe Kosova nuk është pranuar nga ndonjë shtet i ri, por nga rrjeti më i madh social në botë, Facebook.com.

Ndërsa, njohja nga rrjeti social i cili ka më shumë se 500 milion “banorë” aktiv në të, është mjaft e vlefshme, duke marrë parasysh që numri i anëtarëve në këtë rrjet social e tejkalon popullsinë e shumë shteteve të cilat tashmë e kanë njohur Kosovën.

Për më shumë, rrjeti social i shumë-përdorur edhe tek ne, së fundmi e ka pranuar edhe telefoninë mobile IPKO si partner zyrtar për ofrimin e qasjes pa pagesë në versionin mobil – Facebook Zero.

Madje, në njoftim i tillë i cili sponsorohet nga Facebook, ka filluar të paraqitet edhe në profilet e përdoruesve kosovar dhe i njëjti është në gjuhën shqipe.

Ky njoftim na fton që të qasemi pa pagesë nga telefoni mobil në Facebook, dhe se kjo mundësi vlen vetëm nga operatori mobil IPKO. Më parë, ky njoftim është shfaqur vetëm për Vodafone Shqipëri, apo edhe operatorët tjerë jashtë Kosovës.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close