Sipas një studimi, 85 për qind e femrave i zbulojnë sekretet dhe këtu ndikon edhe teknologjia moderne me anë të së cilës informacioni mund të ndahet me shumë njerëz në të gjithë botën me një klikim të vetëm.
Vëzhgimi i rreth 3 000 personave doli në përfundimin se femrave, u duhen 32 minuta e 45 sekonda për të thyer besimin e dikujt, duke i nxjerrë sekretin te të paktën një person i tretë.
“Ky studim tregon qartë se femrat e kanë të vështirë të mbajnë sekrete. Sidomos tani që mund të komunikohet me këdo në çdo cep të botës, thashethemet e kanë më të lehtë të udhëtojnë më shpejt te më shumë njerëz”, shprehet udhëheqësi i studimit, transmeton TCH-ja.
Dr. Christine Bundy, nga universiteti i Manchesterit, thotë: “Femrat vendosin se kujt do t’ia thonë një sekret që i është besuar dhe zakonisht ia thonë një pjesëtari të familjes”.