LifeStyle

Femrat e ruajnë sekretin 32 sekonda

Bëni kujdes me ato që thoni para femrave, sepse ato janë në gjendje të ruajnë një sekret vetëm për 32 minuta.

Sipas një studimi, 85 për qind e femrave i zbulojnë sekretet dhe këtu ndikon edhe teknologjia moderne me anë të së cilës informacioni mund të ndahet me shumë njerëz në të gjithë botën me një klikim të vetëm.

Vëzhgimi i rreth 3 000 personave doli në përfundimin se femrave, u duhen 32 minuta e 45 sekonda për të thyer besimin e dikujt, duke i nxjerrë sekretin te të paktën një person i tretë.

“Ky studim tregon qartë se femrat e kanë të vështirë të mbajnë sekrete. Sidomos tani që mund të komunikohet me këdo në çdo cep të botës, thashethemet e kanë më të lehtë të udhëtojnë më shpejt te më shumë njerëz”, shprehet udhëheqësi i studimit, transmeton TCH-ja.

Dr. Christine Bundy, nga universiteti i Manchesterit, thotë: “Femrat vendosin se kujt do t’ia thonë një sekret që i është besuar dhe zakonisht ia thonë një pjesëtari të familjes”.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close