www.Zemra.Org

Gani Sahiti pranon vrasjen e Remzi Salihut

Gani Sahiti për herë të parë e ka pranuar vrasjen që ia ka bërë drejtorit të arsimit në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihut.

Por, ai nuk e ka pranuar cilësimin juridik apo aktakuzën për vrasje të rëndë me paramendim.

Në seancën e leximit të aktakuzës, pala mbrojtëse – që në këtë rast është nga avokatë të huaj – ka thënë se ajo nuk mund të cilësohet si vrasje e rëndë e bërë në mënyrë dinake, apo hakmarrje e paskrupullt.

Në seancë që zgjati pak, Gani Sahiti ka hyrë me lot në sy.

Se kur do të vazhdoje gjykimi ende nuk është vendosur, ndërsa Sahiti është dërguar në burgun e Dubravës.

Exit mobile version