www.Zemra.Org

Gostivar: Ia dhuron shokut veshkën, ja shpëton jetën!

Miqësia e vërtetë dhe e sinqertë jo çdo herë kalon pa sakrifica, madje edhe duke rrezikuar shëndetit për të shpëtuar jetën e një njeriu që e konsideron për mik.

Një histori të tillë ka pasur edhe Refet Shabani nga fshati Debresh, i cili duke lënë anësh çdo rrezik dhe perkusion që do të pasonte eventualisht në jetën e tij, vullnetarisht i ka dhuruar njërën veshkë shokut të tij të fëmijërisë Xhevat Sulejmanit nga po i njëjti fshat por me qëndrim të përkohshëm në Zvicër. Shokë në bankat shkollore, shok në shërbimin ushtarak, shokë gjithë jetën, ky ka qenë motivi i Refetit për të shpëtuar jetën e mikut të tij, i cili prej vitesh kishte kaluar në dializë dhe dita ditës gjendja e tij shëndetësore sa vinte e përkeqësohej. Tv2, ekskluzivisht sjellë rrëfimin e tij dhe të prindit të Xhevatit, Shaip Sulejmani. Kronikën mund ta ndiqni në emisionin javor informativ “Magazina Javore” ditët e diel me fillim prej ora 18 e 30 si dhe 22 e 30.

Exit mobile version