Sipas raportit të autoriteteve greke 130 plumba janë qëlluar ndaj dy shqiptarëve në përballjen me policinë greke në 2 korrik në rajonin Koniska në një distancë në rreth 50 metra. Policia greke iu ka gjetur 2 shqiptarëve dy automatikë kallashnikov, dy pistoleta dhe një granatë.
Ndërkohë forcat speciale greke vazhdojnë gjuetinë për shqiptarët e tjerë që janë në arrati, me në krye Marian Kolën, një ndër shqiptarët më tëkërkuar në Greqi.
Autoritetet greke besojnë se të arratisurit e burgut të Trikalas ende janë brenda territorit greke dhe se nuk kanë kaluar kufirin shqiptar. Megjithatë deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë se ku mund të jenë 5 shqiptarët që sipas policisë ata përbëjnë rrezik pasi janë të arrmatosur me armë kallashnikov.
11 shqiptarë u arratisën nga burgu i Trikalas, tre prej tyre u kapën menjëherë ndërsa të tjerët për një kohë të gjatë mbollën frikë dhe tmerr në zona të ndryshmë të Greqisë dukë plaçkitur dhe vrarë.