Kronika e ZezeLajme

Greqi, ekspertiza: 20 plumba shqiptarëve të arratisur

greqi_20Të lodhur nga ndjekja për një kohë të gjatë policia greke ka derdhur gjithë inatin mbi dy shqiptarët e vrarë Edison dhe Flamur Lika, që sipas raportit mjeko-ligjor ata kanë marrë më shumë se 20 plumba në trup, njofton “Ora News”.

Sipas raportit të autoriteteve greke 130 plumba janë qëlluar ndaj dy shqiptarëve në përballjen me policinë greke në 2 korrik në rajonin Koniska në një distancë në rreth 50 metra.  Policia greke iu ka gjetur 2 shqiptarëve dy automatikë kallashnikov, dy pistoleta dhe një granatë.

Ndërkohë forcat speciale greke vazhdojnë gjuetinë për shqiptarët e tjerë që janë në arrati, me në krye Marian Kolën, një ndër shqiptarët më tëkërkuar në Greqi.

Autoritetet greke besojnë se të arratisurit e burgut të Trikalas ende janë brenda territorit greke dhe se nuk kanë kaluar kufirin shqiptar.  Megjithatë deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë se ku mund të jenë  5 shqiptarët që sipas policisë ata përbëjnë rrezik pasi janë të arrmatosur me armë kallashnikov.

11 shqiptarë u arratisën nga  burgu i Trikalas, tre prej tyre u kapën menjëherë ndërsa të tjerët për një kohë të gjatë mbollën frikë dhe tmerr në zona të ndryshmë të Greqisë dukë plaçkitur dhe vrarë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button