www.Zemra.Org

Hakmarrja e UÇK-së për masakrën e Reçakut: Dy ditë më pas vranë zv/komandantin serb (VIDEO)

Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes. Tani, kur bëhen 20 vjet nga masakra, banorët e fshatit, të cilëve iu vranë familjarët, thonë se janë të dëshpëruar me faktin se askush nuk u dënua për krimet e kryera.

Në Kosovë pas luftës së vitit 1999 kanë qenë 48 gjykime për krime lufte në të cilat janë dënuar 34 shqiptarë, 4 serbë dhe një malazez. Kështu thuhet në publikimin e botuar “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018”, të cilin e përgatiti Fondi për të Drejtën Humanitare të Kosovës (FDH).

Sipas këtyre të dhënave, serbët e përfshirë në masakrën e Reçakut dhe masakrat tjera në Kosovë kanë mbetur të pandërshkuar.

Në mesin e kriminelëve kryesorë që kishin marrë pjesë në këtë masakër ishte edhe Miro Mekiq, zëvendëskomandant i Stacionit Policor në Shtime.

Mirëpo, ishin forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që u hakmorrën për masakrën e Reçakut. Ushtarët e UÇK-së dy pas masakrës vranë Mekiqin, më 17 janar 1999.

Të kujtojmë se në mesin 17 të dyshuarve për masakrën e Reçakut kishte policë, të rinj serbë që ende ishin nxënës, punëtorë, inxhinier të pylltarisë, dhe automekanik.

Exit mobile version