Të ndarë në katër grupe, rreth 65 fëmijë të emigrantëve shqiptarë kanë marrë me gëzim në duart e tyre abetaret dhe fletoret e punës dhe janë njohur me programin e sivjetshëm të kësaj shkolle që jep mesime falas për ta, nën kujdesin e një stafi mësuesish shumë të përkushtuar, edhe për faktin se Selaniku është qyteti ku ka filluar për herë të pare mësimdhënia e gjuhës shqipe në Greqi, në vitin 2001.
Ndërsa presin edhe librat e tjerë që kanë mbërritur në Ambasadën Shqiptare në Athinë, mësuesit theksojnë se një informacion më i gjërë për veprimtarinë e kësaj shkolle nga mediat shqiptare dhe greke do të sillte më shumë fëmijë në bankat e saj.