Lajme

Hapet “Shkolla Shqipe” në Selanik

Vargjet e Naimit janë dëgjuar përsëri nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë, ditën që ka hapur përsëri dyert, për të dhjetin vit radhazi në një prej ambienteve të Universitetit ”Aristotelis” të Selanikut, Shkolla e Gjuhës Shqipe, nën kujdesin e shoqatës së shqiptarëve, ”Nene Tereza”.

Të ndarë në katër grupe, rreth 65 fëmijë të emigrantëve shqiptarë kanë marrë me gëzim në duart e tyre abetaret dhe fletoret  e punës dhe janë njohur me programin e sivjetshëm të kësaj shkolle që jep mesime falas për ta, nën kujdesin e një stafi mësuesish shumë të përkushtuar, edhe për faktin se Selaniku është qyteti ku ka filluar për herë të pare mësimdhënia e gjuhës shqipe në Greqi, në vitin 2001.

Ndërsa presin edhe librat e tjerë që kanë mbërritur në Ambasadën Shqiptare në Athinë, mësuesit theksojnë se një informacion më i gjërë për veprimtarinë e kësaj shkolle nga mediat shqiptare dhe greke do të sillte më shumë fëmijë në bankat e saj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button