www.Zemra.Org

Ismail Qemali, shtatores i bien shkronjat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama denoncoi në profilin e tij në rrjetin social Twitter, gafën me emrin e Ismail Qemalit në shtatoren e vendosur në nder të tij ditën e hënë në Tiranë.

“Shikojeni si ia kanë shkruar vulgarët emrin Ismail Qemalit në shtatoren e përuruar sot. Për faqen e zezë!”, shkruan Rama duke e shoqëruar postimin e tij me një foto të shkrepur nga shtatorja ku emrit të “babait të shpalljes së Pavarësisë”, i mungon shkronja fundore “l”.

Shtatorja e Ismail Qemalit, vepër e skulptorit Odise Paskali u nxorr nga Muzeu Kombëtar ku qendroi për vite dhe në përurimin e saj merrnin pjesë krerët e shtetit shqiptar.

Nga pamjet e përftuara gjatë përurimit, emri i Ismail Qemalit ishte korrekt, por pak orë pas tij, duket se shkronja “L” ka rënë.

Exit mobile version