Ish- kapiteni i Tre Luanëve mendon se Federata Angleze e Futbollit ia ka vështirësuar punët që të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e përfaqësueses.
“Mendoj se FA e ka bërë të papërshtatshme pozitën time me ekipin kombëtar”.
“Që si fëmijë kam ëndërruar ta përfaqësoj dhe të jem kapiten i vendit tim dhe ka qenë një nder i madh”.
“Gjithmonë e kam dhënë maksimumin dhe më thyhet zemra që e marr këtë vendim. U dëshiroj Royt dhe ekipit shumë sukses në të ardhmen”, citon Eurosport fjalët e Terryt.
31-vjeçari ka regjistruar 78 paraqitje me përfaqësuesen e Anglisë që nga viti 2003.