FutbollSport

John Terry heq dorë nga përfaqësuesja

Mbrojtësi anglez i Chelseat, John Terry, ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli me kombëtaren e tij.

Ish- kapiteni i Tre Luanëve mendon se Federata Angleze e Futbollit ia ka vështirësuar punët që të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e përfaqësueses.

“Mendoj se FA e ka bërë të papërshtatshme pozitën time me ekipin kombëtar”.

“Që si fëmijë kam ëndërruar ta përfaqësoj dhe të jem kapiten i vendit tim dhe ka qenë një nder i madh”.

“Gjithmonë e kam dhënë maksimumin dhe më thyhet zemra që e marr këtë vendim. U dëshiroj Royt dhe ekipit shumë sukses në të ardhmen”, citon Eurosport fjalët e Terryt.

31-vjeçari ka regjistruar 78 paraqitje me përfaqësuesen e Anglisë që nga viti 2003.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button