Efekti i përkëdhelive është i shumëllojshëm, ai stimulon trupin tonë dhe çon në mendjen tonë një gjendje mirëqenieje, qetësie dhe relaksi. Rëndësia e këtij gjesti bëhet nga kontakti trupor, ku çdo centimetër e tij transformohet në një hartë me marrës nervorë që çojnë stimujt e jashtëm për t’i dërguar brenda trurit, që më pas ai i përkthen në mënyrën e tij duke i shpërndarë në të nxehtë, të ftohtë, tension, vibracione, dhimbje ose ndryshe kënaqësi dhe siç quhet rëndom eros. Të flasësh nëpërmjet përkëdheljes nuk është shumë e lehtë.
Është e nevojshme që të llogarisësh kohërat dhe mënyrat: çdo përkëdheli varet nga koha dhe shpejtësia e veprimit. Pra, përkëdhelja duhet të bëhet në momentin e duhur, dhe të kenë kohëzgjatjen e duhur.
Dashuria = me përkëdheljen
Ne komunikojmë me atë që duam nëpërmjet përkëdheljes. Që të vegjël përkëdhelemi nga nëna, nga babai, përkëdhelemi nga aprovimet e të tjerëve, përkëdhelemi me atë që arrijmë konsensusin e parë, me atë që shprehim miqësi dhe pa dyshim dhe me atë që dashurohemi. Me këtë të fundit japim dhe marrim kënaqësi. Pra nga momenti i lindjes, kur fëmija lë barkun e nënës ai sigurohet dhe futet në jetë nga kontakti fizik që krijon me nënën e vet me të cilin është totalisht i varur. Dorë pas dore që rritemi zhvillojmë seksualitetin tonë, dhe kontakti fizik me prindërit bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe I largët por mbetet thellësisht i rrënjosur tek ne dëshira e kontaktit fizik, që e shprehim duke bërë dashuri.
Pjesët e trupit që duhet të përkëdhelni
Tek një çift përkëdhelja vlen dyfish: kontakti erotik është një instrument komunikimi. Në fillim njerëzit përkëdhelen dhe preken shumë, dhe kjo ndodh për të mësuar të vlerësohemi me njëri tjetrin. Po kur çifti është larg “nga kohët e para” ndodh që çifti përkëdhelet gjithnjë e më pak. Me faktin që vitet kalojnë, shumë herë përkëdheljet dalin fare nga qejfi dhe dy njerëzit që ishin përkëdhelur aq shumë njëherë e një kohë, mund t’u
ndodhë që të kryejnë me njëri tjetrin thjesht procesin e penetrimit. Kjo nuk është gjë tjetër veçse vdekje e ndjeshmërisë në çift.
Prekje dhe përkëdhelje
Ja disa këshilla të thjeshta:
– Në fillim kujdesuni të keni kënaqësi të vogla, siç janë t’i merrni erë një luleje, të bëni një banjo të nxehtë, të shijoni një akullore ose një çokollatë.
– Të përdorni fantazinë për të imagjinuar, të kënaqni dëshirat tuaja dhe për të gëzuar plotësisht ndjenjën e kënaqësisë që vjen nga ato që ju dëshironi.
– Kushtojini kohë vetes duke përkëdhelur trupin tuaj dhe përpiquni të individualizoni zonat që ju japin kënaqësi të madhe.
– Komplimentoni veten për cilësitë që keni dhe për sukseset që keni arritur.
Më pas, mund të jeni gati me partnerin:
-Provoni t’i ofroni përkëdhelje të lehta fizike dhe verbale (me komplimente, të folura) dhe të vëreni efektet: kërkoni të kuptoni se çfarë prêt tjetri dhe të bëni atë që tjetri pëlqen.
-Përpiquni të jepni në çdo rast dhe mundësi që keni.
-Mësoni të perceptoni jo vetëm kënaqësinë e tjetrit, por dhe tuajën ndërsa ju bëhet një përkëdheli (në nivel fizik, në kontaktin e dorës suaj me lëkurën e fytyrës së
tij, në nivelin emotiv, nxehtësinë, kënaqësinë kur e shihni që dhe ai ju këmben buzëqeshjen).
Përkëdheljet janë në fakt forma të prekjes, të dashurisë dhe qetësisë. Prekjet janë demonstrim i dashurisë dhe i mirësisë që bëhen me duar. Në fakt kur njerëzit preken me njëri tjetrin komunikojnë në mënyrë verbale me njëri tjetrin, duke i dhënë tjetrit një lloj emocioni. Ato nuk vijnë nga jashtë, por jemi ne që i kryejmë. T’i japësh vetes mundësinë që të përkëdhelesh, të bësh një banjo të nxehtë dhe të parfumuar, një fjalë të bukur për një ndjenjë që ke provuar, patjetër që ndikon në vetëvlerësim dhe në mirëqenie.
Nëse jeni të denjë për të dhënë dashuri dhe rinjohje ndaj partnerit do të shpërbleheni dhe ju me të njëjtat gjëra. Sepse në rast të kundërt rrezikojmë të kundërshtojmë, dhe të zhvlerësojmë atë që na dhurojnë të tjerët. Ndaj në fillim duhet të zbusni vetveten dhe t’i dhuroni vetes përkëdhelje në mënyrë që më pas t’i dhuroni dhe ju tek të tjerët, pa pritur shpërblime.
Pjesët e trupit që duhet të përkëdhelni
Këmbët
Zona e këmbëve është shumë stimuluese sepse heq gjithë tensionin dhe ankthin, veçanërisht duhet të keni kujdes të prekni zonën poshtë gishtit të tretë. Për ta stimuluar, duhet ta shtypni lehtësisht duke ndjerë artikulacionin dhe me gishtin e madh të dorës, duhet ta shtypni lehtësisht për një periudhë tridhjetë sekondash.
Qafën
Pika ku njeriu braktiset është kjo zonë e cila furnizon me një kënaqësi të madhe. Ajo gjendet mbas qafës, dy ose tre cm poshtë trurit, ku akumulohen të gjitha tensionet e ditës dhe njëkohësisht dhe nga pozicionet e këqija të punës e të gjumit. Duhet të masazhohet ajo pjesë me lehtësi, me një lëvizje të vazhdueshme pranë pjesës ku nuk ka flokë, veçanërisht në gropën kryesore.
Veshi
Nuk është se aty stimulohet oreksi seksual, por ftohja e ndjenjave. Pikërisht atëherë duhet të stimuloni veshin, sidomos pjesën e llapusheve. Duhet ta mesazhoni me një lëvizje rrethuese nëpërmjet shputës së dorës.
Këmbët
Për t’i dhënë kënaqësi, ekziston stimulimi në brendësi të kofshëve. Kjo zonë duhet të masazhohet me një lëvizje në spirale nga gjuri e sipër.