Sipas një kërkimi të institutit të statistikave Gallup emocione pozitive përjetojnë më tepër njerëzit në Amerikën Latine dhe Panama të vilët janë në krye të listës të pasuar nga Paraguay e Venezuela.
Të intervistuarit i janë përgjigjur një serie pyetjesh mbi ditët e tyre, emocionet pozitive e negative të tilla si: Jeni trajtuar me respekt dje? Keni buzëqeshur apo qeshur dje? Mësuat ndonjë gjë interesante dje? Përjetuat? (gëzim, dhimbje, shqetësim, trishtim, stress, zemërim)? etj. Studimi u krye në 150 shtete të botës.