Lady GaGa mori tre cmime si artistja më e mirë femër, artistja më e mirë e muzikës pop si dhe këngëtarja më e mirë. Prania e saj në këtë event ishte virtualisht, përmes një lidhjeje nga Budapesti ku ndodhej për koncert.
MTV Europe Music Awards u drejtua nga Eva Longoria, aktorja e famshme e «Desperate Housewives». Ajo u shfaq në skenë e veshur si proshutë, më pas si femër shumë seksi, si edhe me uniforme basketbolli.
Ndërkohë Katy Perry nga pesë kandidatura fitoi vetëm atë për videon më të mirë, duke dale e zhgenjyer nga ky koncert madheshtor.