Për ngjarjen, janë arrestuar tre shtetas, përkatësisht 43-vjeçari Lirim Spahiu, pasi në banesën e tij u gjetën 1.055 kg Cannabis Sattiva si dhe 29-vjeçari Artan Badini, të cilit në banesën e vet iu gjetën 0.965 kg Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, në pranga ra edhe 46-vjeçari Ramazan Përgjegji, pasi në pronën e tij në një gropë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike model 56, 9 kallëpe lëndë plasëse tritol, katër kapsolla detonatore dy prej të cilave të lidhura me fije elektrike, 7.3 fitil zjarrpërcjellës.