Kronika e ZezeLajme

Lushnjë, sekuestrohen armë dhe drogë

Një sasi armësh dhe droge u sekuestrua në fshatin Dushk të Lushnjës. Policia bëri të ditur se janë sekuestruar një armë zjarri, një sasi tritoli dhe një sasi lënde narkotike.

Për ngjarjen, janë arrestuar tre shtetas, përkatësisht 43-vjeçari Lirim Spahiu, pasi në banesën e tij u gjetën 1.055 kg Cannabis Sattiva si dhe 29-vjeçari Artan Badini, të cilit në banesën e vet iu gjetën 0.965 kg Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, në pranga ra edhe 46-vjeçari Ramazan Përgjegji, pasi në pronën e tij në një gropë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike model 56, 9 kallëpe lëndë plasëse tritol, katër kapsolla detonatore dy prej të cilave të lidhura me fije elektrike, 7.3 fitil zjarrpërcjellës.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close