www.Zemra.Org

Masiela Lusha: Pashë tmerrin me sy

Aktorja shqiptare në SHBA, Masiela Lushaj, e cila këto vite është angazhuar seriozisht në shkrimin e librave për fëmijë, pak ditë më parë ka përjetuar një incident që e ka frikësuar pa masë.

Ndërsa eksploronte një këshjellë të vjetër, 26-vjeccarja nuk e ka kuptuar që është larguar nga grupi me të cilin ndodhej, derisa e gjeti veten të ngecur në errësirë, duke mos u orientuar dot në asnjë drejtim. “Gjithçka që prekja ishte prej guri. Mendova se do vdisja aty dhe vetëm ideja më tmerronte. Nuk arrija të hidhja dot as një hap, sepse nuk dija ku shkelja”, është shprehur Masiela, duke shtuar se kjo eksperiencë ishte e tmerrshme. Fatmirësisht, dikush nga grupi vendosi ta kërkojë derisa e gjeti të bllokuar në tunel.

Masiela, gjykuar nga fotot që poston herë pas here ne profilin e saj në facebook, është një tip që i pëlqen shumë udhëtimet dhe eksplorimet, por tanimë besojmë se do ketë pak më tepër kujdes me aventurat! 26-vjeccarja Masiela Lusha ka lindur në Tiranë më 23 tetor 1985, por në moshën 7-vjeccare ka emigruar në drejtim të SHBA. Në vitin 1998, ndërsa mori pjesë në një konkurs mode, presidenti i atëhershëm i SHBA, Bill Clinton, e komplimentoi duke i thënë: Ti je e ardhmja e vendit tënd dhe unë të inkurajoj që të vazhdosh ta shfrytëzosh talentin tënd kreativ, që të jesh e përgatitur kur gjenerata jote të udhëheqë vendin tënd”.

Që në moshën 12-vjeccare, Masiela ka nisur të shkruajë libra, passion që e zhvillon edhe sot e kësaj dite, ndërsa sa i takon kinematografisë, ajo është më së shumti e njohur për publikun falë rolit të Carmen në “George Lopez Shoë”. Ka shkruar shumë libra, ndër të cilët “The Group”, “Starla”, “Nela dhe “Maylee”, si dhe ka interpretuar role të ndryshme teatrale si në “Charlie and the chocalate Factory” , “Borebardha”, “Last Dress Rehearsol” , “The buzz” etj.

Exit mobile version