www.Zemra.Org

Më të varur nga celularët sesa nga seksi!

Analiza më e re ka dëshmuar se çdo i treti amerikan e zgjedh celularin para seksit, përkatësisht është i përgatitur të heqë dorë nga aktiviteti seksual sesa nga përdorimi i celularit.
Analiza e kryer nga firma “Telenav” dëshmon se njerëzit janë më tepër të përgatitur të heqin dorë nga shumë shprehi, sesa nga celularët e vet.
Më tepër se 50 procent e njerëzve janë të gatshëm të heqin dorë nga kofeina, çokollata apo aktivitetet fizike, por jo edhe të ndahen nga “Ajfoni” apo “Blekberi” i tyre për një një javë, kurse madje 22 procent janë të gatshëm të mos përdorin as fuçën e dhëmbëve.
Kjo analizë është në harmoni me analizat e mëparshme shkencore që vërtetojnë se njerëzit dëshirojnë të merren më tepër me “Gaxhet” e tyre sesa të komunikojnë me njerëz.
Gjithnjë dhe më shumë njerëz flejnë me celularët pranë tyre dhe vazhdimisht kontrollojnë (SMS, e-postën, “Fejsbuk”, “Tuiter”…) nga frika se mos mbeten të pa informuar  ndërsa janë oflajn. Sipas një studimi tjetër, të kryerr nga firma “Okej Kupid”, përdoruesit aktivë të “Tuiterit” kanë marrëdhënie më të shkurtra sesa ata që e përdorin këtë servis më rrallë apo nuk e përdorin fare.
Mbajtja e një numri të madh ithtarësh (followers) në “Tuiter” kërkon që njerëzit t’i azhurnojnë shpesh statuset e veta, saqë tek varësit e rëndë krijon kompulzion vazhdimisht nëpërmjet telefonit t’i lexojnë tuitet më të reja. A jeni dhe ju midis atyre që hoqën dorë nga kënaqësia seksuale apo nga takimet njerëzore për shkak të teknologjisë?
Exit mobile version